Spanja
Lamine Yamal është rikuperuar plotësisht për të qenë i gatshëm për ndeshjen e parë që Kombëtarja e Spanjës do të luajë përballë Cape Verdes.
Një lajm shumë i mirë ky për trajnerin Luis De La Fuente që do të ketë mundësinë të llogarisë yllin 18-vjeçar.
Sulmuesi i Barcelonës pësoi një dëmtim pak ndeshje para se të mbyllej kampionati në La Liga, pikërisht në përballjen me Celta Vigon, ku pas golit të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, doli menjëherë nga fusha e lojës.
Kujtojmë se takimi mes Spanjës dhe Cape Verde do të zhvillohet ditën e hënë më 15 qershor, në orën 18:00 në stadiumin “Mercedez-Benz”.
Poll
