Gilberto Mora
Kupa e Botës vijon të mbetet një “trampolinë” e rëndësishme për yjet e globit, e sidomos për ata që shkelin për herë të parë një turne kaq prestigjioz.
Kjo ndodhi edhe me 17-vjeçarin, Gilberto Mora, i cili hyri në fushën e lojës në minutën e 66-të duke shkruar menjëherë historinë në librat e Botërorit, edhe pse në fushë nuk mori epitetin e protagonistit për të lënë gjurmë.
Në Meksikë e quajnë si “Pedri i ri”, ndaj Mora, krahas “egos” së madhe për të bërë më të mirën, i duhet të marrë mbi supe edhe përgjegjësinë se e meriton të ketë akoma më shumë minuta në dispozicion për të treguar talentin e tij.
Poll
