Arbitri Wilton Sampaio
Krahas golave të shënuar që i dhanë Meksikës një “hov” të madh për ta nisur siç i ka hije (si vend pritës) këtë Botëror, një fragment tjetër e rrëmbeu vëmendjen përgjatë gjithë sfidës që ata zhvilluan përballë Afrikës së Jugut.
Arbitri Wilton Sampaio nuk kurseu asnjë karton mbrëmjen e sotme, ku dominuan edhe ata të kuqtë. Për çudi, numri i kartonëve të dhënë në takimin e sotëm, përmbledh të gjithë ata që u dhanë përgjatë një edicioni të tërë në 64 ndeshjet e luajtura në kampionatin e fundit të botës, pra atë 2022.
Duket se formati i ri ka dhënë efektet e para e sidomos detajet minimale që nuk i ikin vëmendjes së kryesorit, vigjilent në çdo lëvizje.
Poll
