Botërori 2026, i organizuar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ka sjellë jo pak polemika, sidomos për kostot e larta të biletave, transportit dhe akomodimit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.
Për të siguruar sa më shumë mbështetje në tribuna, Kombëtarja e Gjermanisë ka vendosur të mbulojë shpenzimet e transportit për 600 tifozë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Ekuadorit, më 25 qershor.
Federata Gjermane e Futbollit e konfirmoi vendimin në faqen zyrtare, duke theksuar se synon të lehtësojë barrën financiare për tifozët. Sipas saj, një biletë treni nga Manhattan drejt stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja kushton 98 dollarë gjatë Botërorit, ndërsa në kushte normale çmimi është vetëm 12.90 dollarë.
