Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Meksika "alarmante" në çdo cep, Afrika e Jugut provon të reagojë, por pa rezultat! Mbyllet pjesa e parë në avantazhin e pritësve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Meksika "alarmante" në çdo cep, Afrika e Jugut
Meksikë - Afrikë e Jugut (Foto e gjeneruar me AI)

Meksikë 1-0 Afrikë e Jugut (Quinones 9')

Botërori 2026: Grupi A

Stadiumi: “Estadio Banorte”

Arbitër kryesor: Wilton Sampaio (brazilian)


FORMACIONET ZYRTARE:

MEKSIKA ( 4-1-2-3 ) - Rangel; Montes, Vasquez, Reyes, Gallardo, Lira, Fidalgo, Gutierrez, Montes, Quinones, Alvarado, Jimenez. Trajner: Javier Aguirre. 

AFRIKË E JUGUT ( 5-3-2 ) - Williams; Modiba, Mbokazi, Sibisi, Mudau, Okon, Mokoena, Sithole, Adams, Foster, Rayners. Trajner: Hugo Broos. 


LIVE

Mbyllet pjesa e parë. 

45'+3 Çfarë rasti Gutierrez! Meksika shpërdoron një tjetër shans për dyfishim rezultati. 

41' Meksika "flirton" me golin e dytë, shtylla ndal festën e Quinones për dopietën personale. 

25' Pak momente pauzë, arbitri ndërpret lojën, lojtarët iu drejtohen stolit për t'u freskuar për shkak të temperaturave të larta. 

18' Quinones provon gjuajtjen potente nga distanca, topi shkon ngjitur me traversën. 

 

9' GOOOOOOL MEKSIKA! Shënon Quinones, sulmuesi shfrytëzon gabimin fatal në mbrojtjen mike dhe u jep avantazhin meksikanëve.

4' Rasti i parë i rrezikshëm për Meksikën, provon Jimenez por topi gjen të përgatitur portierin Williams. 

1’ Shkelmohet topi i parë në “Estadio Banorte”, nis sfida Meksikë - Afrikë e Jugut.

 

Poll

Lexo gjithashtu