Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Botërori 2026 nis me spektakël, për herë të parë do të ketë tri ceremoni hapëse

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori 2026 nis me spektakël, për herë të parë
Foto e gjeneruar me AI

Kupa e Botës 2026 do të sjellë një tjetër risi historike, pasi për herë të parë do të ketë tri ceremoni hapëse në tre vendet organizatore. E para zhvillohet sonte në Mexico City, përpara ndeshjes hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, me spektaklin që nis 90 minuta para takimit, në orën 19:30.

Yjet kryesorë të mbrëmjes do të jenë Shakira dhe Burna Boy, interpretuesit e këngës zyrtare të Botërorit, “Dai Dai”. Në skenë do të ngjiten gjithashtu Alejandro Fernandez, Belinda, Danny Ocean, J Balvin, Lila Downs, Los Angeles Azules, Mana dhe Tyla, në një shfaqje të mbushur me elementë të kulturës latine.

Ceremonia është organizuar nga agjencia italiane “Balich Wonder Studio”, e njohur edhe për ceremoninë hapëse të Botërorit 2022 në Katar dhe disa edicione të Lojërave Olimpike.

Festimet do të vazhdojnë më 12 qershor me dy ceremoni të tjera hapëse, një në Toronto para sfidës Kanada–Bosnje dhe Hercegovinë dhe një tjetër në Los Angeles për ndeshjen SHBA–Paraguaj. Organizatorët synojnë që përmes këtyre shfaqjeve të promovojnë kulturën dhe identitetin e secilit prej vendeve pritëse.

Poll

Lexo gjithashtu