Kupa e Botës 2026
Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Kupës së Botës për edicionin e 23-të në histori, Inteligjenca Artificiale e ka thënë “fjalën” e saj.
Sipas “AI”, golashënues do të shpallet sulmuesi i Francës Kylian Mbappe, me 10 finalizime. Vendi i dytë në këtë “podium” do i takojë Harry Kane në kampin e Anglisë me 8 gola, i pasuar prej Haaland të Norvegjisë (7).
Për Lamine Yamal, nuk ka shumë shanse, vetëm pozita e 4-të në këtë renditje me 6 konkretizime.
Pavarësisht kësaj “lupe”, fusha do të jetë verdikti final për “Këpucën e Artë” në Botërorin e 2026-së. Kampioni në fuqi është Leo Messi, i cili shënoi 7 gola në 2022, kompeticion i cili u mbajt në Katar.
Poll
