Foto ilustruese
Meksika dhe Afrika e Jugut do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026. Sfida e vlefshme për Grupin A që do të zhvillohet në stadiumin “Mexico City Stadium”, do të nisë në orën 21:00.
Tashmë, FIFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kështu, kryesori i kësaj sfide do të jetë arbitri i njohur brazilian, Wilton Sampaio. Asistentët e këtij të fundit do të jenë po nga Brazili, Bruno Boschilia dhe Bruno Pires.
Ndërsa në rolin e arbitrit të katërt është emëruar paraguajani, Juan Gabriel Benitez. Nga dhoma e sistemit VAR në ndihmë të kryesorit Sampaio, do të vijë kolumbiani Nicolas Gallo.
Poll
