Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

BOTËRORI 2026/ Anglia në krye si më e shtrenjta, Lamine Yamal u bën "diss" djemve të Thomas Tuchel

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI 2026/ Anglia në krye si më e shtrenjta, Lamine Yamal u
Lamine Yamal

Observatori i Futbollit CIES ka publikuar vlerësimet e kombëtareve pjesëmarrëse në Botërorin 2026, duke renditur Anglinë si skuadrën më të shtrenjtë të turneut. “Tre Luanët” vlerësohen me 1.454 miliardë euro, ndërsa lojtari i tyre më i vlefshëm është Morgan Rogers me 137 milionë euro.

Në vendin e dytë renditet Franca me një vlerë totale prej 1.436 miliardë eurosh. Lojtari më i çmuar i “Gjelave” është Kylian Mbappe, i vlerësuar me 166 milionë euro. Podiumin e plotëson Spanja me 1.407 miliardë euro, ndërsa Lamine Yamal është futbollisti më i vlefshëm i turneut sipas CIES, me një vlerë prej 358 milionë eurosh.

Pas tyre vijnë Gjermania, Portugalia dhe Holanda. Në anën tjetër të renditjes, Irani është kombëtarja me vlerën më të ulët në Botëror, vetëm 12 milionë euro, i ndjekur nga Iraku dhe Jordania.

Poll

Lexo gjithashtu