Sot dy vite më parë, Shqipëria përjetoi një nga momentet më të veçanta e njëkohësisht atë historike, në ndeshjen e parë të zhvilluar përballë Italisë në Europianin e vitit 2024.
Pika kulminante u shënua që në sekondën e 23-të, kur Nedim Bajrami shfrytëzoi një gabim në prapavijën e italianëve, duke çuar topin drejt rrjetës dhe mposhtur portierin Gigio Donnarumma.
Sigurisht, dy vite më pas, emocioni përjetohet po njësoj, teksa në një intervistë 30 sekondëshe për FSHF-në, autori i këtij golit rrëfeu ndjesitë e tij dhe rekordin e thyer.
“Goli kundër Italisë ka qenë besoj se një nga momentet më të mira të karrierës sime sepse isha duke luajtur në Itali dhe shënova golin kundër Italisë, e gjithë familja ka qenë aty dhe ka qenë për mua një kënaqësi e madhe me thy rekordin edhe besoj se ky rekord do të jetë përgjithmonë aty”, është shprehur Bajrami.
