Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Nuk ia doli të linte gjurmë me gjigantin rus, sulmuesi i Kombëtares prezantohet në Slloveni

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk ia doli të linte gjurmë me gjigantin rus, sulmuesi i
Marvin Cuni

Marvin Çuni është futbollisti më i ri i NK Olympija Lubjanës. Sulmuesi shqiptar është prezantuar ditën e sotme nga klubi slloven që ka ndarë dhe pamjet e futbollistit me skuadrën e tij të re. 

Kalimi i 24-vjeçarit në këtë klub vlen vetëm në formën e huazimit dhe sllovenët kanë mundësinë për ta zgjatur edhe për një vit tjetër këtë bashkëpunim me lojtarin. 

Kujtojmë se Çuni ka qenë më parë pjesë e Barit, skuadër me të cilën luajti këtë sezon që lamë pas ku zhvilloi 33 paraqitje në Serie B mes kampionatit dhe Kupës, e ku shënoi vetëm 2 gola si dhe kontribuoi me 1 asist.

Po ashtu, ai ka fituar përvojë edhe në elitën e futbollit italian me skuadrat si Frosinone dhe Sampdoria, e në Gjermani me Saarbrucken, Paderborn dhe FC Bayern II. 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu