Askush s’e kishte menduar se Kongo do të bënte një nisje pozitive në Kupën e Botës dhe përballë një prej pretendentëve për ta fituar këtë turne, siç është Portugalia.
Barazimi 1-1 la shije pozitive dhe optimizëm në radhët e kongolezëve, të cilët janë të vetëdijshëm që frenuan një “superfuqi” në fushën e lojës. Për çudi, ajo çfarë pritej nga Cristiano Ronaldo nuk ndodhi.
Sulmuesi nuk ia doli të gjejë rrugën e rrjetës për të 10-tën herë në ndeshjet zyrtare. Një shpjegim për këtë e jep mesfushori Ngal Ayel Mukau cili çudit jo pak me planin për të frenuar yllin e portugezëve.
“Nuk pati një plan specifik të jem i sinqertë. E dimë që nuk është më po i njëjti, siç ka qenë më parë. Është më i vjetër në moshë. Gjithsesi, vazhdon të mbetet një prej më të mirëve dhe gëzojmë shumë respekt ndaj tij”, është shprehur mesfushori.
