Rezultati në tabelë shënoi 4-2 në favor të Anglisë, mirëpo si duket, trajneri i “Tre Luanëve” ka ende rezerva për mënyrën se si shkoi sfida përballë Kroacisë.
Një ndeshje që prodhoi plot 6 gola, por për Thomas Tuchel duhet më shumë angazhim në detajet që bëjnë diferencën. Sipas tij, mënyra se si u zhvillua pjesa e parë nuk ishte ajo më e mira, por u shpreh optimist për atë se çfarë pa në fraksionin e dytë.
“Më pëlqeu më shumë pjesa e dytë, reagimi krahasar me të parën që rezultoi më e komplikuar ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë. U treguam pak nervozë, madje e tepruam disa herë, por i menduam qartë veprimet tona.
Shpenzuam shumë kohë me bllok të ulët, çfarë nuk përkon me identitetin tone dhe ajo çfarë kishim nevojë. E pata një përshtypje se duhet të mbronim diçka, ndikoi edhe ana psikologjike që nuk është e lehtë. Megjithatë, më pëlqeu reagimi pas pjesës së parë.
Ka ende gjëra që duhen përmirësuar, diçka normale për ne”, tha Tuchel.
