Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ “Show” i Luiz Diaz-it me shokë, Uzbekistani i Cannavaros “kafshatë” e lehtë për Kolumbinë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Show” i Luiz Diaz-it me shokë, Uzbekistani i Cannavaros
Luiz Diaz/ Ubzekistan - Kolumbi

Kolumbia ka mposhtur Uzbekistanin, në ndeshjen e vlefshme të raundit të parë për grupin K. Sfida e zhvilluar në orët e para të mëngjesit në stadiumin “Estadio Banorte” të Meksikës, përfundoi me shifrat 1-3.

Daniel Munoz zhbllokoi shifrat pak minuta para fundit të pjesës së parë, duke udhëhequr të tijët në një avantazh minimal. Fayzullaeh riktheu baraspeshën për uzbekët në minutën e 60-të, përpara se i gjithë terreni t’i përkiste Luiz Diazit për të dhuruar show-in e tij.

Sulmuesi i Bayernit shënoi të dytin për kolumbianët në të 65-tën, ndërsa fjalën e fundit e tha Jaminton Campaz në shtesën e 9-të të pjesës së dytë.

Me këtë rezultat, Kolumbia merr vendin e tretë në renditjen e grupit, duke lënë pas Kongon dhe Portugalinë që ndajnë të njëjtin numër pikësh (barazuan 1-1), teksa Uzbekistan në të fundit.

GOLAT

Poll

Lexo gjithashtu