Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Ganës i “buzëqesh” fati në sekondat e fundit, afrikanët kalojë “sprovën” Panama dhe ndjekin Anglinë kryesuese

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ganës i “buzëqesh” fati në sekondat e fundit,
Gana Panama

Një gol i vetëm ka mjaftuar që Gana të dalë me tri pikë të plota në përballjen e parë të Kupës së Botës, kundër Panamasë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “BMO Field” të Torontos përfundoi 1-0.

Gjithçka u vendos në minutën e 90’+5 nga Caleb Yirenkyi i cili shfrytëzoi një pasim mjaft të mirë në zonë për të ndëshkuar portierin e miqve.

Me këtë rezultat, kombëtarja ganeze ndjek Anglinë e vendit të parë me të njëjtat pikë, 3 të tilla, ndërsa pas tyre vijnë Panama dhe Kroaci. Kujtojmë se “Tre Luanët” nuk u kursyen aspak përballë kroatëve, duke i mposhtur me shifrat 4-2.

GOLI

 

Poll

Lexo gjithashtu