Kristjan Asllani po shijon ditët e fundit si lojtar i Besiktas në Turqi, ndërsa “Shqiponjat” e Stambollit nuk kanë në plan të blejnë kartonin e mesfushorit shqiptar. Në të tilla kushte, elbasanasi do të të rikthehet përkohësisht te Interi, klubi që zotëron kartonin e lojtarit. Një “skenar” i ri ka dalë në “dritë”, fjala është për Cagliarin sipas “Calcio_Casteddu”.
Nuk është thjesht interesim në “vija të trasha”, por qasje konkrete. Deri në këtë fazë, pretendimet e Interit janë të larta, ama drejtuesit e Cagliarit kanë edhe opsione të tjera për të mbërritur te mesfushori i Kombëtares.
Njëra ndër to është huazimi, sikurse huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit 2026-2027. Serie A është liga ku Asllani është “pjekur” profesionalisht, saktësisht te Empoli, Interi dhe Torino, tregues se e njeh mjfat mirë dhe nuk do e kishte të vështirë përshtatjen.
Gjithsesi, fjala e fundit do i takojë klubeve, pa lënë në plan të dytë vullnetin e futbollistit. Në lidhje me Cagliarin, e dhënë interesante është se klubi nga Sardenja ka marrë profilin e “makthit” për Milanin gjatë 2 viteve të fundit, teksa kuqezinjtë nga Milano kanë vetëm 1 fitore në 4 ndeshjet e luajtura së fundmi, e pasuar me 2 barazime dhe 1 humbje.
