Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Gatoi” 15 gola sezonin e kaluar me Bayernin, Ruben Amorim “fikson” objektivin e ri për sulmin te Milani

Shkruar nga NEWSPORT
“Gatoi” 15 gola sezonin e kaluar me Bayernin, Ruben Amorim
Bayern Munich

Nuk kanë kaluar shumë ditë që prej emërimit të Ruben Amorim në stolin e Milanit, me portugezin i cili ka nisur me kërkesat e tij të para për përforcimin e skuadrës.

Së fundmi, sipas “Corriere dello Sport”, një futbollist që ka fituar pëlqimin e tij është dhe Nicolas Jackson, sulmuesi i Chelseat, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Bayern Munich në formën e huazimit.

11 golat e shënuar dhe 4 asiste në 34 ndeshje, kryesisht si i aktivizuar nga stoli, janë mjaftueshëm pretekst që trajneri ta shohë si “prurje” potenciale për ta afruar në “San Siro”.

Momentalisht, paga që senegalezi merr është e vetmja pengesë për “Djallin” pasi Jackson merr 7 milionë euro në sezon.  

Poll

Lexo gjithashtu