Botërori dhe mbarë futbolli u veshën ditën e sotme në zi, pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të Afrikës së Jugut, Jayden Adams në moshën 25-vjeçare.
Lajmi i trishtë mbërriti në mesditën e kësaj të shtune, ku shumë prej dashamirësve të tij shprehën ngushëllime për humbjen e të shtrenjtit të tyre. Në lotë, po ashtu ka përfunduar edhe partnerja e tij, Aqueelah Adendorf, e cila përmes një postimi rrëqethës, ndan vuajtjen e saj pas ikjes nga jeta të shokut të saj të jetës dhe njëkohësisht babait të vajzës së saj.
"Nuk ka fjalë të përshkruajnë dhimbjen që ndjen. Pusho në paqe, dashuria ime. Faleminderit për çdo kujtim, të qeshur, përqafim, dhe moment që kemi ndarë bashkë. Nuk ishe thjesht dashuria e jetës sime, por edhe mbështetësi im më i madh dhe shoku më i mirë.
Një pjesë e zemrës sime u shkëput bashkë me ty dhe do të kujdesem për dashurinë tonë përgjithmonë. Derisa të takohemi sërish, do të më mungosh çdo ditë. Pusho në paqe, engëlli im. Do të të dua gjithmonë dhe përjetë", shkruan Adendorf në postimin e lamtumirës që copëtoi zemrat.
View this post on Instagram


