Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fisnik Asllani “ngrin” transferimin te Dortmund dhe pret Barcelonën, shkak bëhet e ardhmja e sulmuesit spanjoll (SITUATA DHE SKENARI)

Shkruar nga NEWSPORT
Fisnik Asllani “ngrin” transferimin te Dortmund dhe pret
Fisnik Asllani

U mendua gati i sigurt, kalimi i Fisnik Asllanit tek Dortmund. Mirëpo, e ardhmja e sulmuesit shqiptar, i cili është ende nën kontratë me Hoffenheim në Bundesliga-n gjermane, mund të marrë një tjetër kthesë.

Zhvillimet e fundit në Spanjë flasin për një largim të mundshëm të Ferran Torresit nga Barcelona për një transferim tek PSG-ja dhe nëse ky operacion finalizohet me sukses, tek katalanasit do të lirohej një tjetër vend bosh në repartin ofensiv.

Përtej objektivit parësor që mbetet “9-shi” që do të mbulojë ikjen e Robert Lewandowskit, me pasuesin Julian Alvarez, te kampionët e Spanjës po studiohen dhe alternativat e Ferran, mes të cilëve dhe shqiptarin nga Kosova.

Ky i fundit ka vendosur të “ngrijë” së paku për pak kohë miratimin e transferimit të tij tek verdhezinjtë, në pritje të asaj çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e Barcelonës, nëse “divorci” me sulmuesin merr trajtë zyrtare.

Poll

Lexo gjithashtu