Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

9.2 milionë euro s’mjaftojnë, Chelsea nuk dorëzohet për Granit Xhakën (PLANI)

Shkruar nga NEWSPORT
9.2 milionë euro s’mjaftojnë, Chelsea nuk dorëzohet
Granit Xhaka

Granit Xhaka është shumë pranë transferimit te Chelsea. Mirëpo, oferta e parë zyrtare nga klubi londinez është hedhur poshtë. Sunderland nuk ka pranuar 8 milionë paundët, e përkthyer në 9.2 milionë euro.

Klubi i Sunderland e ka bërë të qartë se mesfushori 33-vjeçar nuk është në shitje, por një ofertë më e lartë mund të ndryshojë mendjen e drejtuesve. Në krahun tjetër, plani i Chelseat është i qartë, nuk do të dorëzohet pasi Xhaka është kërkesë e trajnerit Xabi Alonso.

Së shpejti do të vijë edhe oferta e radhës zyrtare, që mund të kapë ndoshta edhe 15 milionë euro. Kujtojmë se për mesfushorin me origjinë shqiptare do të ishte një ribashkim me Alonson, pasi në të shkuarën kanë punuar së bashku te Bayer Leverkusen.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu