Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Propozimi i parë “s’pi ujë” për Sunderland, komplikohet ribashkimi i Granit Xhakës me trajnerin te "blutë" e Londrës

Shkruar nga NEWSPORT
Propozimi i parë “s’pi ujë” për Sunderland,
Granit Xhaka

Kalimi i Granit Xhakës te Chelsea nuk pritet të jetë i lehtë, së paku kështu raporton “The Athletic” që ka ndjekur më në brendësi këtë lëvizje “hipotetike” brenda Anglisë në këtë merkato.

Është gazetari David Ornstein i cili shpjegon se oferta e parë e londinezëve drejtuar Sunderland, prej 8 milionë paundësh, është kthyer mbrapsht. Drejtuesit e shohin mesfushorin shqiptar si pjesë kyçe të skuadrës, pavarësisht se vetë Xhaka e ka insistuar këtë kalim në “Stamford Brigde”, aty ku do të ribashkohej me trajnerin Xabi Alonso.

Po i njëjti burim, konstaton se Sunderland nuk do të ulet në tryezë për oferta të tjera të mundshme që do të vijnë nga “blutë”, ndonëse nuk përjashtohet një “lëshim”, në rast se oferta do të lëkundë disi këtë rezistencë.

Poll

Lexo gjithashtu