Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shans i artë për Shqipërinë, FIFA pranë vendimit HISTORIK! Ndryshim drastik në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Shans i artë për Shqipërinë, FIFA pranë vendimit
Kombëtarja dhe Kupa e Botës

Nuk është më thjesht hipotezë, Kupa e Botës 2030 pritet të jetë me 64 kombëtare pjesëmarrëse, 14 më shumë nga edicioni aktualë. Kjo është qasje që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur së fundmi në media.

Nëse vendimi finalizohet, do të ishte shansi i artë që Shqipëria të merrte pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq elitar në rang botërorë.

Skema në fjalë, siguron më shumë shtete pjesëmarrëse, e shoqëruar me “formulë” më te thjeshtë për kualifikim në Kupën e Botës 2030. Edicioni i ardhshëm përkon me 100 vjetorin nga nisja e këtij turne, ndërsa do të jetë unik.

Organizatorë janë Maroku, Spanja dhe Portugalia (dy kontinente të ndryshme), ndërsa në nder të këtij përvjetori “shekullor”, do të luhen ndeshje në “Estadio Centenario” të Montevideos, Uruguai, aty ku u mbajt finalja e parë.

Po ashtu do të pres ndeshje “Estadio Monumental” të Buenos Aires, Argjentinë dhe “Estadio Osvaldo Dominguez Dibb” të Paraguait.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Athletic | Football (@theathleticfc)

Poll

Lexo gjithashtu