Sulmuesi i njohur, Patrik Schick ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga ekipi kombëtar i Çekisë, një vendim që vjen si pasojë e një reflektimi të gjatë.
Përmes një postimi emocional të shpërndarë në rrjetet sociale, Schick shprehu krenarinë e tij për gjithë rrugëtimin me fanellën e kombëtares, duke falënderuar tifozët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e vazhdueshme. Megjithatë, sulmuesi nuk ka ngurruar të dërgojë një mesazh të ashpër drejt strukturave të futbollit çek.
“Ka qenë një rrugëtim plot emocione, gëzim, zhgënjim, fitore dhe momente të vështira. Gjithmonë jam përpjekur të jap maksimumin për kombëtaren dhe ta përfaqësoj vendin tonë sa më mirë që kam mundur. Futbolli çek vlen shumë më tepër se sa ka treguar vitet e fundit”, shkruan Schick.
Sipas tij, ky reagim nuk buron nga zhgënjimi, por nga dashuria dhe dëshira për ta parë futbollin e vendit të tij në nivelet që meriton. Ky largim shënon fundin e një epoke për Çekinë, e cila humbet një prej sulmuesve të saj më të rëndësishëm në vitet e fundit.
View this post on Instagram
