Florian Marku
Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku ka befasuar të gjithë mbështetësit me postimin e tij të fundit në rrjetin social “Facebook”.
Ai ka postuar një foto ku ndodhet në një arenë boksi dhe iu ka dhënë dhe një mesazh të qartë mbi të ardhmen e tij.
“Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time këto 2 vitet e fundit, por dalë-dalë do rikthehem Ring. Dashtë Zoti. Si kurrë më parë”, ka shkruar boksieri krahas fotos.
E sa i takon historikut të tij, 34-vjeçari ka qenë i arrestuar nga autoritetet greke ku akuzohej për veprën penale “plagosje” dhe “armëmbajtje pa leje”, situatë kjo e cila lidhet me një sherr që Marku ka pasur në një lokal me disa shtetas rus.
Poll
