Rolando Maran dhe Armend Muslika
Mesfushori shqiptar Armend Muslika mbylli sezon fenomenal te Tottenham U-18, duke shënuar 15 gola, e shoqëruar edhe me 5 asiste në 24 prezenca të Premier League U-18.
Këto shifra janë vërtetë “asfiksuese” dhe marrin tjetër vlerë, krahas pozicionit në fushë, mesfushor. Këtë formë të mirë, 17-vjeçari po e tregon edhe te Shqipëria U-17.
Në sfidën përballë Letonisë, ai shënoi dy gola në barazimin 2 – 2, ku finalizmi i 2-të tregoi qartë se çfarë “arsenali” posedon, goditje “vrastare” nga jashtë zone, e përfunduar në cepin e rrjetës.
Me këtë ritëm të “shfrenuar”, Muslika shumë shpejtë pritet të marrë ftesën e trajnerit Rolando Maran, pavarësisht moshës së re.
Golat e Armend Muslikës kundër Letonisë
Poll
