Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nuk kanë të sosur "firot" te Teuta, largohet edhe “rezerva” e Gentian Selmanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk kanë të sosur "firot" te Teuta, largohet edhe
Arlis Shala

Arlis Shala ka mbyllur rrugëtimin e tij te Teuta. Klubi durrsak e ka njoftuar këtë vendim përmes një komunikimi zyrtar në rrjetet sociale, ku shprehen se portieri nuk do të jetë më pjesë e tyre për sezonin e ardhshëm.

"Falënderojmë Shalën për kontributin e dhënë gjatë kohës së tij me klubin dhe i urojmë shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive”, shprehen më tej “blutë” në këtë komunikim.

25-vjeçari nuk pati minuta këtë sezon, duke qenë përgjatë gjithë kohës një “rezervë” e Gentian Selmanit dhe me ardhjen në stol të trajnerit Edlir Tetova situata e tij ka mbetur e pandryshuar.

Përpara se të kalonte te Teuta, Shala ka qenë pjesë e Vushtrrisë në Kosovë, teksa më parë ka mbrojtur edhe portën e Drenicës, Llapit dhe Ilirisë. Edhe në futbollin shqiptar, ai është provuar te Kastrioti, Flamurtari dhe te Luftëtari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu