Hamza Abdelkarim
Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se ka aktivizuar klauzolën e blerjes për talentin egjiptian, Hamza Abdelkarim.
Pas një periudhe huazimi të suksesshme që nisi në janar nga klubi i Al Ahly, drejtuesit e katalanasve kanë vendosur të investojnë për ta mbajtur përfundimisht lojtarin në radhët e tyre.
Vlera e transferimit kap shifrën e 1.5 milionë euro, gjithashtu marrëveshja përfshin bonuse të ndryshme bazuar në performancën e lojtarit.
Ky veprim tregon besimin e Barcelonës tek e ardhmja e Abdelkarim, i cili shihet si një nga talentet premtuese për të ardhmen e klubit.
View this post on Instagram
Poll
