Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Një profil që zgjidh “hallet” e mbrojtjes, Barcelona gjen liderin që i mungon Hansi Flick

Shkruar nga NEWSPORT
Një profil që zgjidh “hallet” e mbrojtjes, Barcelona gjen
Hansi Flick

Barcelona e ka vuajtur goxha aspektin e mbrojtjes në sezonin e saj të fundit, edhe pse nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick trofetë nuk munguan, një titull kampion dhe një Superkupë të Spanjës.

Plot 56 gola të pësuar në të gjitha kompeticionet, mes La Liga-s dhe Champions League, janë një shifër tejet e lartë, ndaj dhe drejtuesit e klubit katalanas po shfrytëzojnë mundësitë që ofron tregu për të plotësuar këtë boshllëk.

Një profil që zgjidh “hallet” e mbrojtjes, Barcelona gjen
Aymeric Laporte

Media spanjolle “AS”, shkruan se te Barcelona po mendojnë për Aymeric Laporten, kampionin e Botës me Spanjën, i cili u kthye në lider absolut në prapavijë me iberikët, duke lënë një shenjë të çmuar në këtë sukses historik që solli dhe yllin e dytë botëror.

Në këtë operacion do të angazhohen posaçërisht drejtori sportiv Deco dhe presidenti Joan Laporta për të bërë të mundur transferimin e 32-vjeçarit në “Camp Nou”, ndërsa klauzola e lojtarit shkon jo më pak se 15 milionë euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu