Gjermania e mbylli Kupën e Botës 2026 me turp, teksa nuk arriti të shkonte dot as mes 16 më të mirave. “Pancerat” u eliminuan nga Paraguai në fazën e 1/32-ave, e ku gjithçka u vendos prej “ruletës ruse”.
Trajneri Nagelsmann është kritikuar shumë për zgjedhjet e tij taktike, nga mungesa e “pykës” së mirëfilltë në formacionin bazë e deri te prezenca e anësorit Leroy Sane.
Pas kësaj disfate, Nagelsmann ka folur për mediat, madje duke dhënë deklaratë që tregon “më shumë seç duhet”. “Nuk jam nga ata njerëz që largohem kur gjërat bëhen të vështira. Nëse kombëtarja e Gjermanisë më do, unë jam gati të vazhdoj. Nëse duan që të qëndroj deri në vitin 2028, do ta bëj.
Nëse nuk më duan, duhet të ma thonë. Unë dua të vazhdoj, por në futboll nuk ke gjithmonë kontroll mbi gjithçka”, ishin fjalët e “timonierit” të Gjermanisë.
Fraza “nuk ke kontroll mbi gjithçka”, lë shumë vend për interpretime, e ku nuk përjashtohet përfshirja e palëve të tjera në vendimarrje. Nagelsmann i skadon kontrata në verën e vitit 2028, por asgjë nuk ësntë e sigurtë për vazhdimin e 38-vjeçarit në këtë pozitë.
