Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Performancat bindin! Ka fituar dy tituj kampionë me Egnatian, Skënderbeu s’e lëshon "murin" e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Performancat bindin! Ka fituar dy tituj kampionë me Egnatian,
Skënderbeu

Ilir Dobjani me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e Skënderbeut. Burime për “Newsport.al” raportojnë se drejtuesit e klubit korçar janë të kënaqur me performancat e 25-vjeçarit.

Dhe pikërisht për këtë arsye, Dobjani me shumë mundësi që do të qëndrojë i veshur “bardhekuq” edhe këtë sezon në Superiore. Ai ishte një nga pikat kyçe të ekipit, edhe pse u afrua në janar.

EKSKLUZIVE/ Performancat bindin! Ka fituar dy tituj kampionë me Egnatian,
Ilir Dobjani

Dobjani erdhi nga Vushtrria te Skënderbeu si transferim “urgjent” pas dëmtimit të portierit Marco Alia. Ai mori pjesë në 13 ndeshje, duke mos pësuar gol në 9 prej tyre. Ndërsa në këtë ecuri fantastike, ai ia doli që të mbante portën e paprekur në 8 sfida radhazi.

Pritjet e tij kanë qenë vendimtare në rikthimin e korçarëve në elitë, duke bërë që mos të ndihet mungesa e gardianit Marco Alia, pasi dëmtimi i tij ngjalli jo pak panik në klubin e Skënderbeut.

Kontrata e Dobjanit është e vlefshme deri në verën e ardhshme, ndërsa palët duan që t’i qëndrojnë korrekt kësaj marrëveshje, duke vazhduar bashkëpunimin.

Kujtojmë që 25-vjeçari ka fituar dy tituj kampionë me Egnatian, në sezonin 2024/2025. Madje, po me rrogozhinasit, portieri Dobjani ia ka dalë që të fitojë Kupën e Shqipërisë në vitin 2024 dhe Superkupën në vitin 2025.

Poll

Lexo gjithashtu