Anglia ka siguruar kalimin në gjysmëfinale, pasi mposhti Norvegjinë. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Hard Rock" të Miamit përfundoi me shifrat 1-2.
Goli i epërsisë u shënua nga Schjelderup në minutën e 36-të, por kundërpërgjigjia erdhi nga Jude Bellingham në shtesën e dytë para fundit të pjesës së parë.
Me 1-1 u mbyll dhe koha e rregullt, për të vendosur fituesin vetëm në minutën e 93-të pas fillimit të shtesave, nga i njëjti autor, Bellingham i cili zgjedh t'i vë vulën kualifikimit të "Tre Luanëve" për në fazën tjetër.
Kujtojmë se Anglia do të duhet të presë fituesin e çiftit Argjentinë - Zvicër, ndeshje kjo që do të luhet në orën 03:00.
Norvegji 1-2 Angli
GOLAT:
Goli i Schjelderup (Norvegji 1-0 Angli)
Goli i Bellingham (Norvegji 1-1 Angli)
Goli i Bellingham (Norvegji 1-2 Angli)
