Messi dhe Infantino
Si pa ndjerë dhe rival të “dorës së dytë”, Argjentina është aty dhe në garë për të fituar sërish Kupën e Botës. “Albiçelestët” ndodhen në gjysmëfinale dhe ndeshjen e radhës e kanë karshi Anglisë më datën 15 korrik, ora 21:00 (ora lokale me Shqipërinë).
Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë, Argjentina nuk është “përplasur” me asnjë kundërshtarë këtë edicion që ka qenë pjesë e top 10-shes në renditjen e FIFA, historike.
Ata u përballën me Algjerinë, Jordaninë dhe Austrinë në grup, për të vazhduar ndaj Kepit të Gjelbër (1/32-ave), Egjiptit (1/16-ave) dhe së fundmi Zvicrës (çerekfinale). “Testi” i vërtetë për Messin me shokë do të jetë takimi me Anglinë, gjysmëfinalja.
Poll
