Arman Durmishi dhe ekipi i Juventusit
Në prag të miqësores Basel – Juventus (luhet më datën 18 korrik, ora 15:30), klubi italian ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë në dispozicion. Mes 27 emrave që janë thirrur, pikas Arman Durmishi.
Qendërsulmuesi i Shqipërisë U-19, do të ketë shansin të bëjë debutimin me ekipin e parë te “Zonja e Vjetër”.
Edhe pse Durmishi është vetëm 18 vjeç, fakti që Juventusi e ka ftuar dhe i jepet besim, tregon se shqiptari po shfaq “sinjale” edhe për të ardhmen. Me Kombëtaren U-19, talenti Durmishi numëron 4 gola në 6 prezenca, statistika domethënëse.
Lista
Poll
