Finalja e Kupës së Botës 2026, është përcaktuar të mbahet të dielën në orën 21:00 (ora lokale në Shqipëri), mes Spanjës dhe Argjentinës në stadiumin “MetLife Stadium” të New York, SHBA.
Së fundmi, ka dalë një problem i madh në horizont. Zjarret e mëdha, kanë ndikuar që verilindja e SHBA-së të “pushtohet” nga tymi masiv i zjarreve.
Sikur mos të mjaftonte kjo “panoramë”, situata sa po vjen e po përkeqësohet, ndërsa niveli i ndotjes po rritet me shpejtësi. Autoritetet i kanë kërkuar banorëve të New York e më gjerë që të shmangin daljet.
Por a do të luhet finalja e Kupës së Botës sipas planit?! FIFA është ende në pritje, ndërsa nuk përjashtohet mundësi që finalja të spostohet në Kanada, larg vatrave të zjarreve dhe ndotjes së ajrit, edhe pse është gati e pamundur në “letër”, pasi tifozët kanë kryer rezervimet, nga akomodimi e deri te biletat.
???????????????? Canada might just smoke out the World Cup final.
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) July 17, 2026
The air across the U.S. Northeast has gone dangerously bad this week, and the timing couldn't be worse.
The tournament's biggest night is happening this weekend in New Jersey.
FIFA's so nervous they've stuck a weather guy… pic.twitter.com/OsUtHZ0McL
