Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

E drejta dhe detyrimi për të zgjedhur nënën Shqipëri!

Shkruar nga NEWSPORT
E drejta dhe detyrimi për të zgjedhur nënën Shqipëri!
Johnny Ademaj

Nga Johnny Ademaj

Futbolli është më shumë se një lojë. Është pasion, identitet dhe përkushtim. Kur një lojtar i ri dhe i talentuar si Etnik Brruti, 21 vjeç, zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë, ai nuk bën asgjë tjetër veçse ndjek zemrën dhe rrugën që çdo futbollist me gjak shqiptar do të ndiqte.

Disa e kanë parë këtë vendim si një akt tradhtie ndaj Kosovës. Kjo është absurde dhe e padrejtë. FIFA ka rregulla të qarta që lejojnë çdo lojtar të zgjedhë kombëtaren që dëshiron të përfaqësojë, për sa kohë që nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare me ekipin e parë. Ky nuk është një rast i veçantë. Shqipëria dhe Kosova kane humbur talente që kanë zgjedhur vende të tjera, ashtu siç ka përfituar nga lojtarë që kanë bërë zgjedhjen e kundërt. Kjo është normale në botën e futbollit dhe duhet pranuar me dinjitet.

Unë kam jetuar mbi 30 vjet në Norvegji dhe kam qenë i lidhur me Federatën Norvegjeze të Futbollit për 20 vitet e fundit duke percjellur dhe punuar me talentat me te mëdhenj Norvegjez keto vite. Gjatë kësaj kohe, kam parë shumë lojtarë që kanë lënë Norvegjinë për të përfaqësuar një vend tjetër. Kur Valon Berisha, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Norvegjisë, vendosi të luante për Kosovën, askush nuk e sulmoi. Madje, ai u përshëndet dhe u respektua për zgjedhjen e tij. Vëllai i tij, Vetoni, vendosi të qëndronte me Norvegjinë. Të dy morën vendime që i ndien të drejta dhe asnjë nuk u denigrua për këtë.

Por ajo që po ndodh tani me Etnikun është e turpshme dhe e papranueshme. Gjuha e urrejtjes që vjen nga figura të rëndësishme të Federatës së Futbollit të Kosovës, nga trajnerë dhe media të ndryshme është skandaloze dhe tenton te ndeze utrejtje kombërare. Nuk mund të besoj që njerëz të cilët duhet të promovojnë vlerat e sportit, janë ata që ushqejnë ndasi dhe urrejtje. Kjo më ka zhgënjyer aq shumë sa ka ndikuar edhe në vendimin tim personal. Kam pasur ëndrrën dhe dëshirën për t’u kthyer në Kosovë dhe për të kontribuar me përvojën dhe dijet e mia në futbollin kosovar. Por pas kësaj që po ndodh, nuk mund ta shoh veten duke punuar në një mjedis që e sulmon talentet tonë për një zgjedhje të drejtë me zemër dhe legjitime.

Gjithashtu, pretendimet qesharake se FFK apo ndonjë person specifik ne FFK kanë meritat e vetme për zhvillimin e Etnikut janë absurde. Kjo është njësoj si të thuash që Federata Norvegjeze e Futbollit ka meritën kryesore për suksesin e Erling Haaland apo Martin Ødegaard. Nuk është federata apo një klub i vetëm që krijon një lojtar të madh. Është talenti, përkushtimi dhe puna e palodhur e vetë lojtarit, mbështetja e familjes dhe ndihma e shumë trajnerëve që e kanë udhëhequr në rrugëtimin e tij. Kështu ka qenë për Haaland, për Ødegaard, për Etnikun dhe për çdo talent tjetër që arrin majat e futbollit.

Prandaj, mjaft me justifikime, gjuhe urrejtje dhe akuza të pabaza! Në vend që të sulmojmë një lojtar të ri që ndjek zemrën e tij, duhet të reflektojmë mbi dështimet e FFK-së. Në vend që të sulmojmë Federatën Shqiptare të Futbollit për profesionalizmin dhe suksesin e saj, le të mësojmë prej saj që të bëhemi më të mirë.

Në fund të fundit, kur Shqipëria të thërret, është nder, është detyrë dhe është e drejtë të thuash “po” me shpirt, zemër dhe krenari. Është një ëndërr për çdo shqiptar që ka gjak shqiptari dhe një zemër që rreh për këtë komb.

Forca Etnik! Forca Shqipëri! Përpara, shqipe!

Dhe për ta përmbyllur: Unë jam lindur në Kosovë dhe do të isha i nderuar të ndihmoja Kombëtaren dhe Federaten tone Shqiptare të Futbollit në çdo mënyrë që mundem. Nëse ata kanë nevojë për përvojën dhe ekspertizën time, unë do të jem aty për kombin tim!

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga