Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Futbolli, demokracia dhe financimet – Pse shpërtheu në “protesta” Bundesliga Gjermane

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli, demokracia dhe financimet – Pse shpërtheu në

Nga Daniel Mittler

Energiewende është bërë një fjalë gjermane, siç është edhe Schadenfreude, e përdorur në të gjithë botën. Mund të jetë një fjalë tjetër që duhet të mësohet nga ata që janë të interesuar për demokracinë, futbollin, ose financat—ose të gjitha këto—dhe ajo është 'Verein' (shoqatë) në Evropë. Për modelin e futbollit gjerman 'Verein', edhe pse ende nën kërcënim, ka treguar sërish fuqinë e saj.

Liga e futbollit gjerman DFL, u përpoq vitin e kaluar të sillte në bordin e marketingut global të Bundesligës një investitor me kapital të privuar*. Plani origjinal nënvizonte një investim prej më shumë se 2 miliardë euro. Fansat protestuan, duke pasur frikë ndikimin e tepërt të investitorëve në çështje si oraret e ndeshjeve. Plani nuk mori shumicën e votave prej dy të tretash midis 36 ekipeve që përbëjnë Bundesligën e parë dhe të dytë.

Por në vend të tërheqjes, megjithatë, vetëm disa muaj më vonë DFL provoi sërish.  Ngushtoi shtrirjen e marrëveshjes – në rreth 1 miliardë euro për një periudhë 20 vjecare – dhe pretendoi se ka “vija të kuqe” si në oraret e ndeshjeve, që investitorët nuk do të lejohej ti kalonin. Fansat serish nuk besuan këtë pretendim, sidomos për shkak të premtimeve të shkelura më parë në DFL.

Ekspertë financiarë , si edhe zv.presidenti i FC Koln, Eckhard Sauren, një profesionist i sektorit të industrisë financiare, tregoi se ekzistonin alternativa më pak të rrezikshme. Dhe organizatat e shoqërisë civile si Finanzëende theksuan se natyra e private equity është kërkesa për ndikim. Së bashku me ekspertë të tjerë financiarë Finanzëende argumentoi se ishte e pamundur për DFL të premtonte se “vijat e kuqe” do të realizohesin pafundësisht prej dy dekadash.

Në një votim të fshehtë në Dhjetor, u arritën dy të tretat e mazhorancës së klubeve: ekzaktësisht 24 nga 36 dhanë aprovimin e tyre për planin. Shumë prej klubeve bënë publik dhe argumentimin për votën – duke thënë se si Verein (shoqata) ata ua kishin për detyrim anëtarëve për të qenë transparent. Pra u bë shpejt publike se kush ishin 10 klubet që kishin votuar kundër (dy abstenuan).

Problemi për lidershipin e DFL ishte që anëtarët e Hannover 96 kishin instruktuar përfaqësuesin e tyre Martin Kind, të votonte kundër. Megjithatë, Kind refuzoi të tregonte në publik sesi kishte votuar. Kur u bënë të njohura dhjetë klubet që votuan kundër, ishte shumë e mundur që vota e tij të ishte një “po” – dhe kështu, vendimtare për të siguruar shumicën që ishte e nevojshme.

Mandati për udhëheqjen e DFL për të bërë negociata me investitorë në private – equity ishte i pavendosur nga fillimi dhe u konsiderua e paligjshme nga shumica e tifozëve të futbollit të organizuar në Gjermani. Veprimi i Kind dhe vërejtja e dukshme e DFL për voten e tij kërcënuan një nga pikat unike të shitjes së futbollit gjerman që në fund të fundit, kontrolli mbi klubet mbetet tek anëtarët e shoqatës, (Verein).

Ky sistem njihet gjithashtu si rregulli 50+1. Për të marrë një licensë, një klub duhet të posedojë tërësisht ose në shumicë, ekipin e tij futbollistik. Rregulli është projektuar për të siguruar anëtarët e klubit të mbajnë kontroll përgjithësisht duke e zotëruar të paktën 50 përqind plus 1 të aksioneve të klubit, i mbrojtur kështu nga ndikimi i investitorëve të jashtëm. Dhe këtu ishte DFL që mund të përdorte një shkelje të dukshme të rregullimit nga Kind si bazë për të bërë negociata për një marrëveshje të një investimi të kontestuar, e tashmë të refuzuar nga tifozët në muajt paraardhës.

Protestat:

Si rezultat i kësaj, që nga Dhjetori, protestat në stadiume kanë filluar fuqishëm. Shumë ndeshje janë ndalur dhe vonuar, drejtpërsëdrejti në tv. Disa u ndaluan për më shumë se 30 minuta – dhe shumë shpesh, albitrat merrnin në konsideratë edhe ndalimin e lojës.

Fansat ishin shumë krijues në protestat e tyre: ata hidhnin limona në fushë, ndërkohë që shpalosnin parrulla të tipit; “Investitorët privatë po na hidhërojnë”. Arritën deri aty sa të hidhnin në fushë makina të telekomanduara me flakadanë përsipër; “Pse makina lodra? Epo, nuk do të jemi të telekomanduar”. Dhe sërish, ata hidhnin edhe topa tenisi për të ndërprerë ndeshjet.

DFL u përpoq të shmangte protestat dhe përkrahej nga disa struktura në minorancë. Por sondazhet treguan se shumica e fansave të futbollit, dy e treta, sikurse është bërë e qartë- mbështesin protestat. Dhe mes fansave kishte simpati, vecanërisht pasi u kuptua se cfarë lloj investitorësh ishin pas këtyre planeve.

Procesi i ofertimit u përqëndrua te Blackstone ose CVC që patën vemendjen publike ndërkohë që firmat e kapitalit u përpoqen ti shmangnin. Fakti që ata po përdornin para nga fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite për investimet e tyre u diskutua në mënyrë kritike. Po ashtu u bisedua edhe për modelet e tyre të biznesit, që synonin fitime shumë të larta, pa marrë parasysh nëse objekti i investimit ishyte një fillim i rrezikshëm, apo kujdes shëndetësor, apo qofte edhe futboll. U intervistuan ekspertë financash, praktikat e lobimit të kompanive u diskutuan në programe të mëdha sportive, rregulli 50+1 u shpjegua në edicione informative dhe përfaqësuesit e tifozëve sfiduan modelin e biznesit të kapitalit të privuar në emisione dhe debate.

Blackstone u tërhoq nga procesi dhe shumë e shumë klube kërkuan një votim të ri ose hoqën dorë nga mbështetja e dhënë për marrëveshjen. Hannover 96 vuri në diskutim legjitimietin e votës së Kind në dhjetor. Udhëheqësit e DFL me shpejtësi hodhën idenë e një votimi të ri, duke reduktuar pragun e suksesist në një shumicë të thjeshtë të klubeve. Por kur tifozët bënë të qartë se kjo do të ishte një përshkallëzim tjetër i konfliktit, ata u tërhoqën.

Të mërkurën e kaluar, një mbledhje e posacme e këshillit të anëtarësisë së DFL votoi për të mbyllur procesin e ofertimit. Në një deklaratë të lëshuar më pas, anëtarët e DFL rikonfirmuan mbështetjn e tyre për rregullin 50+1. Megjithatë, disa nga klubet më të pasura e kanë bërë të qartë se e shohin këtë rregull si disavantazh konkurrues, krahasuar me klubet në Angli e Spanjë, kështu që pritet që sfida ndaj rregullit të jetë beteja e ardhshme më e madhe midis tifozëve dhe udhëheqësve të futbollit.

Por ajo që është e sigurt është se shoqëria civile fitoi në këtë raund dhe nuk do të ketë investime në marketing nga kapitali i investitorëve në Bundesligë në të ardhmen e afërt. Protestat të paktën patën sukses dhe lojtarët e mëdhenj të kapitalit të privuar (CVC menaxhon 388 miliardë euro) pavarësisht lobimit aktiv, nuk arritën qëllimin. Një gazetar e quajti si “protesta më e suksesshme e lëvizjes sociale në vitet e fundit).

Ajo ishte e suksesshme sepse bashkoi njerëz me bindje politike shumë të ndryshme. Sepse baza e Verein e udhëheqjes gjermane të futbollit, i jepte fjalën tifozëve cka bëri që tentativat për të detyruar një marrëveshje kundër dëshirës së tyre të kthehej menjëherë në revoltë. Dhe sepse, në fund të fundit, kjo luftë u bë një sfidë midis komunitetit, demokracisë dhe vlerave shoqërore të ndara gjerësisht, kundër fitimeve me tepri dhe disa menaxherëve të elitës së futbollit dhe gjigandëve të financave.

Dhe si e tillë, fitorja nuk është vetëm për fansat e futbollit, por për të gjithë ata që duan të ndalojnë idenë se cdo aspekt i jetës së tyre duhet të financohet. Atë që interesat e kapitalit të privuar të mbivendosen ndaj të mirës publike aty ku ato janë në konflikt dhe që dukej e paevitueshme vetëm pak javë më parë. Por fansat treguan se edhe lojtarët më të medhenj financiare mund të ndalohen. Nuk ka asgjë “natyrore” në financimin për përfitim të të mirave sociale e kulturore, sic është futbolli, shëndeti, apo pasja e një shtëpie.

Kjo fitore në Gjermani jep shpresë se me një qeverisje të duhur, mund të zbutet sistemi financiar në një mënyrë më të gjerë dhe mund të arrihet shërbimi për njerëzit dhe ekonominë reale, në vend që të kërkohen fitime të tepërta. Në javët e fundit në Gjermani është rritur ndërgjegjësimi për rrezikun e pritshmërive të fitimeve të kapitalit të privuar në fusha që nuk i përkasin. Ky ndërgjegjësim duhet tani të cojë në një rishikim të kapitalit të privuar në shoqeri, në përgjithësi.

*Një investitor me kapital të privuar është një person, firmë ose fond i cili investon kapitalin në kompani private ose projekte, shpesh duke blerë aksione të tyre ose duke siguruar financim të drejtpërdrejtë. Kjo ndryshon nga investimi në tregun e aksioneve publike, ku aksionet janë të tregtueshme publikisht në bursë.

Investitorët në private-equity shpesh janë të interesuar të marrin një rol aktiv në menaxhimin e kompanisë në të cilën investojnë, me qëllim që të rrisin vlerën dhe fitueshmërinë e saj. Ata mund të investojnë në fazën fillestare të zhvillimit të një kompanie (faza e ndërmarrjes), në rritje (faza e rritjes), ose duke blerë kompani të konsoliduara për të ndihmuar në rikthimin e tyre në treg (faza e ristrukturimit). Investitorët në private-equity mund të shkojnë nëpër sektore të ndryshme dhe të kenë një gamë të gjerë të strategjive investuese.

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga