Lushnja
Një tjetër ndeshje pa fitore dhe bilanci i ekipit të Lushnjes rëndohet. Ata nuk shkuan më shumë se barazimi i vuajtur ndaj Burrelit në transfertë 0 – 0.
Problemi më i madh është me sulmin. Janë 3 ndeshje që skuadra lushnjare nuk gjen rrugën e rrjetës, e përkthyer me 270 minuta “thatësirë”. Edhe pse trajneri i ri Ditmar Bicaj “zbarkoi” me pritshmëri të larta, ende nuk ka “dritë në fund të tunelit”.
Pas 9 javësh në Kategorinë e Parë, Lushnja mban pozicionin e 9-të, 9 pikë, “zona e ftohtë”, rrezik për të rënë në Kategorinë e Dytë. Ndeshja e radhës për “Myzeqarët” është planifikuar në datën 2 nëntor, transferta e nderlikuar ndaj Laçit.
Poll
