Banderola e hapur
Flamurtari dhe Vllaznia po përballen momentalisht në stadiumin e Vlorës, në kuadër të javës së 9-të të Superiores. Sfida momentalisht është 0-0, teksa tifozët vlonjatë kanë “thumbuar” lojtarët.
Mbështetësit vlonjatë kanë shpalosur një banderolë, duke “kryqëzuar” hapur lojtarët e Flamurtarit. “Fanella jonë, më e rëndë se karriera juaj”, shkruhet në benderolën e hapur nga tifozët vlonjatë.
Kujtojmë se pas 8 javëve të para, Flamurtari ka vetëm 2 pikë, duke u gjendur në vendin e fundit të tabelës.
Banderola e hapur
Poll
