Flamurtari 1 – 0 Vllaznia (Marku 76')
Flamurtari ka triumfuar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Vlorës, përfundoi me shifrat 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Herald Marku me anë të një penalltië në minutën e 76-të. Megjithatë, autori i golit nuk festoi, për shkak se ka një të shkuar me fanellën e shkodranëve.
Pas kësaj ndeshje, Vllaznia mbetet në krye me 19 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, vlonjatët marrin fitoren e parë të sezon dhe me 5 pikë, mbeten përsëri të fundit.
Kategoria Superiore: Java 9
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Florjan Lata
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Kantakias, Marku, Ramirez, Murataj, Nunez, Diavara, Trashi, Bolzan, Maksuti. Trajner: Françesko Moriero.
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Pusi, Krymi, Sala, Kastrati, Yago, Kallaku, Mala, Balaj. Trajner: Edi Martini.
LIVE:
90+9' Mbyllet 1-0 sfida.
76' GOL FLAMURTARI! Shënon Marku.
73' GOL FLAMURTARI! Shënon Bolzan, por arbitri Lata anulon pasi kishte akorduar penallti për Vlonjatët.
62' Vllaznia pranë golit, vlonjatët i shpëton portieri.
54' Diavara i afrohet golit, portieri i Vllaznisë "hero".
45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45' Flamurtari pretendon për penallti.
40' Aksione në dy krahët.
30' Esat Mala i afrohet golit.
14' Goditje e bukur e Kastratit, por topi shkon jashtë.
11' Vllaznia e rrezikshme në zonën vlonjate me Yago.
1’ Nis sfida Flamurtari – Vllaznia.
