Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

BASKETBOLL FEMRA/ Gjysmëfinalja sjell "përplasjen" shqiptare, luan edhe Malta me Armeninë

Shkruar nga NEWSPORT
BASKETBOLL FEMRA/ Gjysmëfinalja sjell "përplasjen"
Kombëtarja shqiptar e femrave në basketboll

Kombëtarja shqiptare e vajzave në basketboll do të sfidojë mbrëmjen e sotme Kosovën, në kuadrin e ndeshjeve gjysmëfinale, të vlefshme për Kampionatin Euripian të Shteteve të Vogla që po mbahet që prej datës 23 qershor në Pejë.

Nën udhëheqjen e trajnerit Vladimir Xheka, vajzat do të kenë mundësinë të hedhin një tjetër hap të rëndësishëm, pasi në fazën e grupeve e mbyllën të dytat në grupin A.

Sakaq, edhe dardanët kanë bërë një ecuri mjaft të mirë duke marrë vendin e parë në grupin B. Kjo përballje speciale me dardanet, do të nisë prej orës 19:00 në parketin e palestrës “Karagaç”.

Po ashtu, do të luhet edhe përballja tjetër mes Maltës dhe Armenisë, prej orës 16:30.

Poll

Lexo gjithashtu