Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

VIDEO/ Plas sherri në Durrës, tifozët përleshen fizikisht! Gjesti provokativ nga lojtari i Teutës “ndezi” gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Plas sherri në Durrës, tifozët përleshen fizikisht!
Policia

Një ndeshje basketbolli mes Teutës dhe Besëlidhjes në pallatin e sportit “Ramazan Njala” është shndërruar mbrëmjen e sotme në arenë konfliktesh.

Sipas informacioneve paraprake, pas një gjesti provokues nga një lojtar i Teutës, tensionet mes skuadrave u përshkallëzuan duke përfshirë edhe tifozët në përplasje fizike.

Policia ndërhyri menjëherë për të neutralizuar situatën, duke shpërndarë turmën dhe shoqëruar disa persona në komisariat.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia e Durrësit, klubet sportive apo Federata Shqiptare e Basketbollit lidhur me incidentin.

 

Poll

Lexo gjithashtu