Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

VIDEO/ Vajzat vlonjate dominojnë Partizanin në basketboll, Flamurtari fiton titullin kampion për herë të 27-të në histori

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vajzat vlonjate dominojnë Partizanin në basketboll, Flamurtari
Festa e Flamurtarit

Flamurtari është kurorëzuar kampion i Shqipërisë për herë të 27-të në basketboll për vajza, duke konfirmuar dominimin e tij historik. Vlonjatet mbyllën serinë finale “play-off” me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Partizani, duke festuar titullin përpara tifozëve të tyre.

Ekipi i drejtuar nga Elona Hasanaj nuk la hapësirë për diskutime në ndeshjen e tretë finale, ku triumfoi bindshëm me rezultatin 76-55. Në këtë përballje spikatën Madison Cluse me 10 pikë e 15 kërcime, Adia Brisker me 19 pikë dhe Phoenix Gedeon me 14 pikë e 8 kërcime.

Me këtë sukses, Flamurtari e mbyll sezonin 2025-2026 pa asnjë humbje dhe me tre trofe të fituar, pasi më herët kishte siguruar edhe Superkupën dhe Kupën e Shqipërisë. Ky është titulli i 18-të në 21 sezonet e fundit, një tregues i qartë i epërsisë së skuadrës në basketbollin shqiptar pas viteve 2000.

Festa e Flamurtarit

Poll

Lexo gjithashtu