Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

“Bëmë baba, të të ngjaj”, lojtari i Tiranës në parket, i biri 2-vjeçar zbret me topin në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëmë baba, të të ngjaj”, lojtari i Tiranës
Redi Vogli dhe djali i tij

Red Vogli është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Tiranës në basketboll për meshkuj. Një “jetë” me ngjyrat bardheblu, ai vijon të japë kontributin e tij për ekipin kryeqytetas.

Së fundmi, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet gjatë një ndeshje të Tiranës, ndërsa nuk mungon tifozi i tij special. Bëhet fjalë për të birin, Rionin e vogël, që ashtu me madhështinë dhe bukurinë e një fëmijë 2-vjeçar ka zbritur në fushë.

Nga njëra anë i ati që përpiqet të realizojë kosha, dhe nga ana tjetër i biri me topin në dorë. Jo më kot thonë: “Bëmë baba të të ngjaj”, apo “Dardha bie nën dardhë”. E ardhmja duket se është zgjedhur, edhe pse ka ende shumë kohë derisa Rioni të vendosë për profesionin e tij.

“Bëmë baba, të të ngjaj”, lojtari i Tiranës
Postimi i Red Voglit

 

Poll

Lexo gjithashtu