Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep
Korea e Jugut - Republika Çeke

Korea e Jugut ka fituar me përmbysje përballë Republikës së Çekisë, në kuadër të sfidës së dytë të Botërorit, në Grupin A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Estadio Akron” në Zapopan të Meksikës, përfundoi me shifrat 2-1.

Goli i parë u shënua nga europianët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të mbrojtësit Ladislav Krejci në minutën e 59-të. Mirëpo, koreano-jugorët gjetën forcën për të përmbysur me golin e Hwan In-Beom në minutën e 67-të dhe të Oj Hyeon-Gyu në të 80-tën.

Kështu, Korea e Jugut kap vendin e dytë në Grupin A me 3 pikë, po aq sa Meksika e cila mposhti mbrëmë Afrikën e Jugut. Këta të fundit dhe Çekia ndajnë vendin e katërt dhe të tretë me nga 0 pikë.

GOLAT:
Goli i Krejci (Korea e Jugut 0-1 Republika Çeke)

Goli i Hwang In-Beom (Korea e Jugut 1-1 Republika Çeke)

Goli i Oh Hyeon-Gyu (Korea e Jugut 2-1 Republika Çeke)

Poll

Lexo gjithashtu