Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Shqipëria “e pafat” në çerekfinale, kuqezinjtë mposhten nga Serbia në Kampionatin Europian

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqipëria “e pafat” në çerekfinale,
 

Kombëtarja shqiptare e Socca-s e mbylli rrugëtimin e saj në Kampionatin Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, pas ndeshjes çerekfinale ndaj Serbisë, e cila përfundoi me rezultatin 3-0 për kundërshtarët.

Pas kualifikimit emocionues ndaj Francës në raundin e 1/8-ave, kuqezinjtë zbritën në fushë të mbështetur nga një atmosferë fantastike në tribunat e “Shtëpisë së Futbollit”, duke provuar deri në fund të rivalizonin në një sfidë me intensitet të lartë.

Shqipëria zhvilloi një ndeshje të luftuar, krijoi raste dhe tentoi të gjente golin, por Serbia arriti të zhbllokonte sfidën në pjesën e dytë dhe më pas realizoi edhe dy herë të tjera, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale.

Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, në një moment kur kuqezinjtë kërkonin të mbanin të hapur ndeshjen dhe të riktheheshin në lojë.

Pavarësisht eliminimit, Shqipëria zhvilloi një kampionat pozitiv në këtë Europian të Socca-s, duke kaluar fazën e grupeve dhe duke siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Francës në 1/8-at, përpara se të ndalej në çerekfinale.

GOLAT: 

Poll

Lexo gjithashtu