Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

ZYRTARE/ Ka spikatur te Skënderbeu, Tirana “pa frena” në merkato me afrimin e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka spikatur te Skënderbeu, Tirana “pa frena” në
Paola Gjata

Paola Gjata është afrimi më i fundit i Tiranës. Lajmin e ka për të ditur Klubi Shumësportësh përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehen se volejbollistja do të jetë pjesë e skuadrës për femra në sezonin e ri sportiv 2026/27.

Gjata ka një “CV” tejet të pasur në përvojat e mëparshme, te Skënderbeu dhe Pogradeci dhe në këtë aventurë të re të saj, do integrojë të gjitha aftësitë e saj me forcën në bllok si dhe efikasitetin në sulm në nivel kombëtar.

Marrë në konsideratë, po ashtu, edhe faktin që ajo është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, për Tiranën merr një tjetër vlerë të çmuar ky përforcim.  

Poll

Lexo gjithashtu