Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

TRAGJIKE/ Po garonin në Alpe Adria, aksidenti fatal u merr jetën dy pilotëve të motoçiklizmit

Shkruar nga NEWSPORT
TRAGJIKE/ Po garonin në Alpe Adria, aksidenti fatal u merr jetën dy
Në të majtë Philipp Steinmayr dhe në të djathtë Adrian Rus

Një aksident i rëndë në Alpe Adria ka shënuar një fund tragjik për dy pilotët, Philipp Steinmayr dhe Adrian Rus.

Të dy ata po merrnin pjesë në këtë garë, kur ndodhi edhe përplasja fatale. Nga ajo çfarë raportohet në vendngjarje, thuhet se Steinmayr zgjodhi të bënte një ndalesë të detyruar në pistë për shkak të një problemi teknik, në momentin kur u godit nga Rus, çfarë solli dhe përplasjen e paevitueshme.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, ata nuk ia dolën dot t’i mbijetonin plagëve të marra. Si rezultat i kësaj tragjedie, aktivitetet e parashikuara që do të zhvilloheshin në fundjavë u anuluan nga organizatorët.

Poll

Lexo gjithashtu