Kolumbia ka fituar përballë Republikës Demokratike të Kongos ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Botërorit 2026, në Grupin K. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Estadio Akron”, përfundoi 1-0.
Kolumbianët e nisën mjaft mirë që në minutën e 6-të të sfidës, duke gjetur golin e avantazhit me Daniel Munoz. Por, gjithçka u anulua pas rishikimit në VAR, për një pozicion të parregullt.
Mirëpo, Munoz nuk u dorëzua, teksa në të 76-tën shënoi përsëri. Goli i dytë për të nuk kishte si të anulohej dhe rezultoi vendimtar në fitoren mes vuajtjesh të amerikano-latinëve.
Kështu Kolumbia merr vendin e parë me 6 pikë, dy më shumë se Portugalia e vendit të dytë. Finalja e kreut do të luhet pikërisht mes këtyre dy ekipeve, më 28 qershor, prej orës 01:30 të mëngjesit.
