Fabio Grosso është trajneri i ri i Fiorentinës. Tekniku 48-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Ssassuolo, për të nisur një të re me klubin vjollcë, po në Serie A italiane.
Me klubin e ri, Grosso ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Kujtojmë se si futbollist, 48-vjeçari ka fituar Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.
“E gjithë Fiorentina është e lumtur të mirëpresë me entuziazëm të madh një kampion Bote dhe një trajner që sjell me vete kompetencë, freski dhe entuziazëm: mirë se erdhe, mister Fabio Grosso”, shkruan ndër të tjera klubi i Fiorentinës.
Kujtojmë që Grosso e ka nisur karrierën si trajner me të rinjtë e Juventusit. Më tej, tekniku italian ka drejtuar ekipe si Bari, Verona, Brescia, Sion, Frosinone, Lyon dhe së fundmi Sassuolo.
