Spanja është kampione e Europës për herë të katërt në histori. Iberikët mposhtën Anglinë në finalen e madhe të Euro 2024. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit përfundoi 2-1 në favor të Spanjës.
Lojtarët e “Furisë së Kuqe” janë rreshtuar për të marrë medaljet e tyre si në çdo fund kompeticioni. Ndërkohë kapiteni i ekipit në këtë Europian, Alvaro Morata ngre lart trofeun e çmuar.
Me këtë fitore, Spanja bëhet kombëtarja me më shumë Europianë të fituar, duke parakaluar Gjermaninë që ka 3 të tillë. Në këtë mënyrë, “Furia e Kuqe” feston trofeun e sotëm, por edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme.
Poll